Një 24-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se ka mbajtur peng një vajzë nga Ukraina në një hotel në qytetin e Durrësit.

Policia arrestoi “në flagrancë Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, pasi tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë”.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakHISTORIA E ‘HALLOWEEN’, ÇFARË SIMBOLIZON KJO FESTË?
Artikulli tjetërAKSET KOMBËTARE, PASTROHEN RRUGËT LEZHË-SHKODËR DHE FIER-VLORË