Policia suedeze ka arrestuar personin e tretë të dyshuar për sulmin me kamion që ndodhi sot në qendër të Stokholmit, ku si pasojë mbetën të paktën pesë persona të vdekur.

Ky burrë ishte larguar nga vendi ngjarjes pas skenave kaotike që ishin krijuar, ku qindra qytetarë vraponin nëpër rrugë për t’i shpëtuar më të keqes. I dyshuari që ishte i lënduar është arrestuar në Marsta, në periferi të Stokholmit. Ai është kapur nga policia që ishte njoftuar nga qytetarët të cilët e kishin vërejtur në rrugë duke bërë gjeste të çuditshme. “Edhe dy persona tjerë janë arrestuar që dyshohet të kenë lidhje me sulmin me kamion”, ka deklaruar para gazetarëve zëdhënësi i policisë.

Artikulli paraprakRAMUSH HARADINAJ: JAM I BINDUR QË S’DO EKSTRADOHEM NË SERBI
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT