Një 33 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italian në Forli nën akuzën e lëndëve narkotike.

Shtetasi me iniciale M.B, u arrestua pasi u gjet në posedim të 5 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Policia e antidrogës së Ravennas e ndihmuar edhe nga ajo e Forli, gjurmuan 33 vjeçarin ndaj të cilit kishte një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjykata.

Lënda narkotike u sekuestrua në tetor të vitit të shkuar, pas arrestimit të një personi tjetër që jeton në Lido Adriano. Hetuesit e antidrogës vijuan hetimet për të zbuluar furnizuesin, i cili rezultoi 33 vjeçari shqiptar.

Ai tashmë është në dërguar në burg në qytetin e San Mercuriale.

Artikulli paraprakVODHI KARBURANTIN,ARRESTOHET 26 VJEÇARI PAS TRI DITËSH
Artikulli tjetërAUTOMJETI ME ÇIFTIN PËRFUNDON NË UJËRAT E RRËMBYESHME TË OSUMIT