QËLLOI ME ARMËN E SHËRBIMIT NË LAGJEN GURRA NË LEZHË.Një gardiane e Burgut të Shën Kollit në Lezhë është arrestuar nga policia, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër duke prishur qetësinë publike.

Gjelina Nikolli 45-vjeçe nga Lezha është prangosur në flagrancë mbrëmjen e së shtunës, 8 nëntor, në lagjen gurra të Lezhës.Burime të uniformave blu kanë bërë të ditur se kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe kanë njoftuar policinë.Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke prangosur 45-vjeçaren Nikolli e cila nuk ka bërë rezistencë.Uniformat blu kanë bërë të ditur se ajo lëvizte me një automejti tip “Golf 4″ e vetme dhe ka qëlluar nga dritarja e automjetit të sajë më ajër me armën e shërbimit pistoletë, duke terrorizuar banorët.Pas ekspertizës së kryer policia bëri të ditur se janë gjetur 6 gëzhoja pistolete të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu blutë e Lezhës kanë bërë të ditur se 45-vjeçarees i është bllokuar dhe automjeti të cilën e kishte me targa fallso pa dokumenta. Pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor Nikolli nuk ka mbajtur mend asgjë për atë çfarë kishte ndodhur, ku pas testin të alkoolit ajo ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur dhe këtë veprim e ka bërë pa vetëdije.Gjelina Nikolli punonte prej 4 vitesh dhe ishte gardiane që shoqëronin të burgosurit e Shën Kollit në gjykatë.Ajo ishte nënë e dy fëmijëve të rritur. ndërsa burri i saj i cili ka qenë efektiv policie në Lezhë ishte vrarë prej 10 vitesh pas një konflikti me një person në Lezhë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hINIkS_GTZc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA NË SERBI, ZBARDHET AXHENDA
Artikulli tjetërMURI I BERLINIT, GJERMANIA FESTON 25 VJETORIN