Itali, arrestohet grabitësi i shumëkërkuar shqiptar dhe shoku i tij që sulmoi policët

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Capua në Itali. Siç raportojnë sot mediat lokale, në pranga janë vënë Alfret Jakimi, 39-vjeç dhe Gega Gjergj, 25 vjeç. Ndaj Jakimit rëndonte një urdhër-arresti, pasi ai ka për të shlyer 2 vite 9 muaj e 18 ditë burgim, për vjedhje në banesë dhe grabitje. Të dy u ndaluan teksa ishin në një makinë tij Renault Clio. Gega ka tentuar t’ia mbathë kur është ndaluar nga policia dhe ka goditur me grushte dhe shqelma efektivët. Tashmë, ai akuzohet për lëndime dhe rezistencë ndaj agjentëve të policisë dhe është në pritje të gjykimit. Ndërkohë, Alfret Jakimi është dërguar në burg.

Artikulli paraprakNDALOHET NJË SHTETAS I DYSHUAR PËR “NDIHMË PËR KALIM TË PALIGJSHËM TË KUFIJVE”
Artikulli tjetërTUNELET E ENVERIT PO KTHEHEN NË LABORATORË DROGE