Arrestohet grosisti shqiptar i drogës, policia i gjen ‘thesarin’ në banesë

 

Dy shqiptarë dhe një italiane të arrestuar dhe 34 kg drogë të sekuestruara, është rezultati i një aksioni të djeshëm të karabinierëve në Modena, raportojnë sot mediat lokale. Efektivët kanë bllokuar një 41-vjeçar shqiptar me banim në Modena, teksa ishte duke i dorëzuar 4 kg marijuanë një tjetër 29-vjeçari shqiptar. Të dy u arrestuan dhe menjëherë. Në banesën e 41-vjeçarit, karabinierët gjetën edhe 30 kg drogë, nga të cilat 3 kg hashash dhe pjesa tjetër marijuanë. Sipas raportimeve, vlerësohet se droga do të gjeneronte rreth 40.000 euro. Në pranga është vënë edhe bashkëjetuesja e 41-vjeçarit, një 38-vjeçare italiane. 41-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas karabinierëve, ishte një grosist i drogës në provincën e Emilia-Romagna-s.

Artikulli paraprakKAPEN 214 KG KANABIS NË IGUMENICË, NË PRANGA 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërNORVEGJIA DYSHON SE INTELIGJENCA RUSE ËSHTË PËRFSHIRË NË PIRATERIM