Arrestohet hajdutët shqiptarë të diamanteve. Policia u zbulon thesarin
Ata hynë në një banesë gjatë natës, vodhën ar e më tej ia mbathën. Por, menjëherë më pas u arrestuan nga karabinierët në Porto Sant’Elpidio të Italisë. Në pranga janë vënë mbrëmjen e djeshme L.G., 44 vjeç, me precedentë të mëparshëm dhe X.B., 35 vjeç, me precedentë të mëparshëm dhe profesion murator. Të dy shqiptarë. Ata u arrestuan në flagrancë për vjedhje të rëndë në bashkëpunim, mbajtje të mallrave të vjedhur, rezistencë dhe lëndime ndaj zyrtarëve publikë, raportojnë mediat lokale. Me ndihmën e një personi të tretë, edhe ai shqiptar (tashmë në arrati) L.G. e X.B. arritën të futeshin në një banesë në Massa Fermana e më pas ia mbathën me një makinë të vjedhur disa ditë më parë. Pasi u arritën nga efektivët, shqiptarët braktisën makinën dhe ia mbathën në këmbë. Ata bënë rezistencë nga agjentëve para se të viheshin në pranga. Gjatë përleshjes, një karabinier ka pësuar lëndime të lehta dhe është ka marrë ndihmë mjekësore. Dy u arrestuan, ndërsa i treti arriti t’ia mbathë. Gjatë bastisjeve të banesave të shqiptarëve, janë gjetur 58 bizhuteri ari, gjashtë diamante, katër ora luksoze dhe 1.000 euro. Vlera e mallrave të vjedhura arrin deri në 50.000 euro, raportojnë mediat lokale. Pasuria e vjedhur është konfiskuar për t’iu kthyer pronarëve të ligjshëm.