Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.
Policia e Tiranës informoi sot se ka arrestuar Xhension Kasaj, 19 vjeç nga Përmeti si autor i vjedhjes me dhunë.
“Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse)” informoi policia e Tiranes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.