Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve për një seri vjedhjesh që kishte kryer.Shqiptari u arrestua në një bed&breakfast ndërsa po flinte gjumë.

Sipas medias vendase shqiptari flinte ditën dhe ‘punonte’ natën.
Ai dyshohet se ka grabitur disa studio profesionale siguracionesh në zonën e Lombardias dhe Piemontes, të gjitha të ndodhura kohët e fundit.

Ndërsa agjentët e arrestuan ndërsa flinte në një dhomë në një bed&breakfast në portin e qytetit të Milanos, mëngjesin e 3 marsit.

Shqiptari kishte mbërritur në Itali nga porti i Barit me dokumente e një bashkëpatrioti tjetër.

Më pas shqiptari ishte ngjitur në zonën e veriut të Italisë me një makinë të marrë me qira, ku edhe kishte kryer grabitjen.

Artikulli paraprakU ARRATIS NGA BURGU I KORIDHALOS NË 2003, PRANGA SHQIPTARIT PAS 17 VITESH NË ARRATI
Artikulli tjetërU HOQËN NGA PUNA, 8 PUNONJËSIT E PASTRIMIT KËRCËNOJNË SE DO HIDHEN NGA NJË KULLË