I arratisur më 17 prill të 2017 nga komisariati i Shkodrës, Mikel Doçi është arrestuar ditën e sotme pas gati 6 muajsh në arrati.

Doçi ishte komisariat për tu marrë në pyetje pasi një natë më parë kishte ndodhur një plagosje në lagjen “Skenderbeg”, ndërsa 24-vjeçari pasi ishte pyetur për dy orë, kur u nis të dërgohej në dhomat e paraburgimit, pa pranga, ai u arratis duke goditur disa herë me grushta policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi.

Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga efektivet e policisë, Doçi arriti të largohej pasi u fut në mes automjeteve të sekuestruara nga policia në oborrin e komisariatit e prej ka kapërcyer edhe murin rrethues. Për arratisjen e tij policia e Shkodrës pezulloi edhe 7 punonjës të saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, I ARRATISUR PARA 6 MUAJSH, ARRESTOHET MIKEL DOÇI
Artikulli tjetërBASHA: NJË BANDË KRIMINALE DHUNON POLICINË, AJO HESHT