Një 45-vjeçar i kërkuar për trafik droge është arrestuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.Në pranga u vu Gazmir Mehmetaj, 45 vjeç, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë.

Ja njoftimi i policisë:
Në zbatim të Planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave që tentojnë të trafikojnë lënde narkotike si dhe për kapjene personave në kërkim, në kuadër të operacionit në territor “Ndëshkimi i “të fortëve”,

nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i të kërkuarit:
G.M, 45 vjeç, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë.

Kapja e tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në kuadër të kontrolleve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë nr.270, datë 29.05.2017,

e cila këtij shtetasi i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

Ngjarja i referohet një procedimi penal në vitin 2013, ku bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHEN PIROMANËT VININ ZJARRE PËR TË PASTRUAR PARCELAT ME ULLINJ
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 18 TON DOMATE TË KALBURA NË DOGANË, 2.2 TON BIRRË DHE PATATINA