Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.
Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minorënëve.
Materialet procedurale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimor