Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Lezhës, pasi akuzohet për shitje të armëve të zjarrit.

Në pranga ka rënë Altin Halilaj, 22 vjeç, banues në Kukës dhe gjatë kohës së arrestimit i është gjetur 1 thikë me teh prerës të cilën e mbante pa leje dhe një dozë marijuanë. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kohës së procedimit është sekuestruar një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë. Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakBERISHA ZBULON BISEDËN, RAMA – TAHIRI, PAS DOSJES SË HABILAJVE
Artikulli tjetërVIDHNIN BANESA , PRANGA 4 SHQIPTARËVE NË ITALI