Policia e shtetit njofton se po vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në një njoftim zyrtar nga ana e policisë së shtetit thuhet se nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, u ndalua shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin,
i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura. Gjithashtu, me 22 Janar 2019, ndaj tij,
Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprat penale” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” ” Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë” dhe ” Dhunë në familje”