Eshtë arrestuar një person i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese të vendit. Sipas një njoftimi të fundit është arrestuar nga policia e Korçës e pikërisht në statcionin policor të doganës së Kpshticës një 40 vjeçar nga Tirana.

Në njoftimin e policisë thuhet se:Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Mal Meta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Komisariati i Policisë nr 3 në Tiranë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK ME 1 TË VDEKUR , SHQIPTARI VETËDORËZOHET
Artikulli tjetërDETI PËRMBYT VELIPOJËN,PERFSHIN GJITHE REREN E PLAZHIT