Arrestohet në Tiranë Kastriot Fejzo -vjeç i shpallur në kërkim për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në ’97.

“Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.”, njofton policia.

Fejzo kërkohej prej kohësh nga Interpoli për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë ku 43 vjecari ekzekutoi komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti.

Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.

Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona. Nga këta 4 janë arrestuar, kurse tre të tjerë dyshohen se fshihen në Angli. Tre personat që dyshohet se fshihen në Angli janë Hysni Dervishi, Roland Hasani dhe Spartak Sageri.

Artikulli paraprakQASSEM SOLEIMANI, PËRGJEGJËS PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT NË IRAN DHE NË RAJON
Artikulli tjetërTROPOJË, EKZEKUTOHET PRONARI I NJË PIKE KARBURANTI