Arrestohet italiani që kontrollon drogën shqiptare në Europë

Një trafikant droge është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni të sotëm në Itali. Sipas mediave italiane, ai është Andrea Nizza, bosi i mafias në zonën lindore të Siçilisë. Ai kontrollon trafikun ndërkombëtar të drogës shqiptare për në Europë. 30-vjeçari ka qenë në kërkim që nga viti 2014 pasi është dënuar me 6.8 vite burg. Mediat italiane raportojnë se Nizza mbante lidhjet me trafikantët shqiptarë dhe grekë duke kontrolluar trafikun ndërkombëtar të drogës. Në aksionin e policisë italiane për të kapur bosin e shumëkërkuar të drogës u angazhuan edhe shërbimet inteligjente.

Artikulli paraprakSJELLJA TRADHTON TRE SHQIPTARËT KAPEN ME HASHASH E KOKAINË
Artikulli tjetërRAMA:GJENDJA E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ, MËSIM PËR QEVERINË