Arrestohet kopshtari shqiptar i kanabisit në Angli

Policia britanike ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit i janë gjetur në një shtëpi më shumë se 200 bimë kanabisi. Bëhet fjalë për Alban Ballën, 28-vjeçari i cili jetonte në një shtëpi në Biddulph, ku ishte ngritur një magazinë e tërë e kultivimit të bimëve narkotike. Policia pasi ka kontrolluar banesën e tij, ka mundur të zbulojë 48 bimë në një dhomë gjumi, 40 në një tjetër dhe 118 në një të tretën, së bashku me 330 fidanë. Nëse do të shiteshin, bimët do ta kapshin një vlerë prej më shumë se 43.000 euro, raportojnë sot mediat britanike. Ndërsa, shqiptari është justifikuar para policisë se drogën e kishin lënë disa shqiptarët, të cilët do t’i jepeshin atyre 4.000 euro kur bimët të ishin rritur. “Kutia e energjisë elektrike ishte në një lidhje të jashtëligjshme. Të tre dhoma gjumi në katin e parë kishin perde të lidhura për murin dhe fletët reflektuese të dritës. Një dhomë gjumi kishte 48 bimë që rriteshin, e dyta kishte 40 dhe 118 e treta me 330 fidanë që rriteshin në tabaka. Të tre dhomat kishin sisteme ndriçimi me fuqi të lartë.”, policia sqaroi gjykatën. Lidhur me këtë ngjarjë, ka folur edhe avokati i shqiptarit, i cili ka deklaruar se ai nuk është truri i kësaj magazine, pasi kishte vetëm tre ditë që ndodhej në atë shtëpi. “Ai do të kishte bërë rreth 4,000 paund prej saj. Ai e dinte se ishte e paligjshme. Ai e bëri atë për të dërguar paratë për familjen e tij në Shqipëri. Ai ishte thjesht kopshtar. Ai u përfshi në një skenar të rrezikshëm”, tha avokati i shqiptarit.

Artikulli paraprakALBERT BUNJAKU:DUAM FITORE ME FINLANDEN
Artikulli tjetërPRANGA SHQIPTARIT, MERREJ ME DROGE DHE PROSTITUCION