AKUZOHET PER SHPËRDORIM DETYRE DHE SE PENGOOI HETIMIN E PROKURORISË.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij, pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për një pallat 11 katësh në qytetin bregdetar. Me vendim të Gjykatës së Vlorës, së bashku me Gjikën në prangat e policisë kanë rënë dhe vartësja e tij Doriana Sulaj, drejtoreshë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë, si dhe biznesmeni Artur Haxhi.   Gjika sëbashku me drejtoreshën Sulaj akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pengim të veprimeve të prokurorisë, ndërsa Haxhi është prangosur nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm.   Biznesmeni Artur Haxhi, administrator dhe përfaqësues ligjor i shoqërisë Turi & MZB Shpk, akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të nisur ndërtimin e pallatit. (Vlen për tu saktësuar se Haxhi ka qenë administrator i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2014, ndërsa tashmë kjo kompani ka tjetër pronar).   Hetimet kanë zbardhur se bëhet fjalë për 4 dokumente zyrtare të falsifikuara lëshuar firmës TURI & MZB, ku këto dokumente kërkesë për leje shesh ndërtimi nuk janë paraqitur asnjëherë në mbledhjen e Këshillit në Bashkinë Vlorë mbajtur më 17 janar 2011. E për të hedhur dritë mbi veprimet e paligjshme prokuroria deklaron se është penguar në mënyrë të përsëritur nga kryebashkiaku dhe drejtoresha e Planifikimit për të marrë dokumentacionet zyrtare.   Në më pak se dy vite Gjika vihet nën akuzë për herë të dytë për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Pas kallëzimit më tetor të 2013-ës, do të niste më pas procesi Gjika, ku pas afro një viti me një vendim të gjykatësit Arben Micko në Tiranë kryebashkiaku fitoi pafajësinë

Artikulli paraprakLIROHET NGA BURGU, ISH DREJTORI I ALUIZNIT BESNIK KASTRATI
Artikulli tjetërKURBIN, FURGONI ME NXËNËS RREZIKON TË MBYTET