Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë të institucionit të drejtuar prej tij janë shoqëruar në polici mesditën e sotme, ku pas shoqërimit mësohet se Frrokaj bashkë me 7 zyrtarë janë vënë në pranga ndërsa të tjerët po hetohen.
Arrestimii u be pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.
Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet.
Vetëm pak javë më parë në Lezhë, ministri Fatmir Xhafaj paralajmëroi vazhdimin e aksionit Forca e Ligji me qëllimin goditjen e abuzimeve me tokat në bregdet në këtë qark, ku theksoi se ka pasur shkelje të ligjit.
Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.