Është dënuar me 25 vjet e shtatë muaj burg “Madame Vjedhja”, një boshnjake 32 vjeçare, e bërë shumë e famshme tanimë në Romë, për shkak të vjedhjes së dhjetra çantave.
Gruaja u arrestua në mars nga karabinierët, para të cilëve gruaja mohonte përgjegjësinë e 42 vjedhjeve. Në mars, gruaja u gjet në gjendje të avancuar shtatzanie, motiv për të cilin gjyqtarët vendosën të zhvendosnin ekzekutimin e vendimit, pas datës së lindjes së fëmijës.
Kështu, ajo nuk kreu kurrë dënimet që duhej të kryente, për shkak të shtatzanive të vazhdueshme dhe për shkak të fëmijëve të shumtë që kishte për të ushqyer.
Ndërkohë dënimi u bë i ekzekutueshëm dhe të enjten karabinierët e vunë re, teksa sorrollatej mes turmës në stacionin Termini, duke bërë veprime dyshuese. Kështu, policët e ndaluan dhe e dërguan menjëherë në burgun e Rebibbia-s.