Plot 76 pak me peshë 39 kg janë sekuestruar nga policia, në pikën kufitare të Kapshticës. Në pranga ka përfunduar një shtetas maltez.
Ronald Galea, 45 vjeç, drejtonte automjetin kamionçinë tip “Ford”,me targa HBQ412, ndërsa po dilte nga Shqipëria. Policia pati dyshime ndaj ky mjet u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 76 pako me kanabis.