Një 48- vjeçare është arrestuar nga Policia e qytet të Lezhës, pasi akuzohet për mashtrim.
Pranvera Stojani, banuese në Lezhë prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe premtonte vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 3000 dhe 8000 euro.
Ndalimi i saj u bë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Stojani nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 3000 dhe 8000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.