Greqi – Shqiptari arrestohet me heroinë në ishullin grek sapo zbriti nga trageti

Një 41 vjeçar shqiptar u arrestua sot (22 nëntor) nga policia greke në ishullin Koso, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj. Policia greke sqaron se shqiptari mbërriti në mëngjes në ishullin Kos nëpërmjet tragetit të nisur nga Pireu. Ai ishte vënë nën mbikëqyrje me të hipur në traget. Synimi i tij ishte të udhëtonte në drejtim të Kalymnos, ndërsa u prangos menjëherë nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij ju kap 551 gram heroinë, kartë identiteti greke false si dhe dy telefona celularë. Tashmë, ai do të dalë përpara prokurorit publik në Kos.

Artikulli paraprakVRAU GRUAN,21 VITE BURG SHQIPTARIT,DY FEMIJET MARRIN NGA 500.000 EURO
Artikulli tjetërGJYKATA:HETIMI I PROKURORISE NDAJ ILDKPKI,I ÇORGANIZUAR