Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Arrestimi i Berberit ka ndodhur mbrëmë, ndërsa kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve akuzohet për korrupsion e pastrim parash.

Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës. Arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë me urdhër të SPAK dhe pas vendimit të gjykatës.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Artikulli paraprakSOT DITA E VERËS, RAMA: PAÇI NJË PRANVERË TË BUKUR
Artikulli tjetërMUNGESA E PUNONJËSVE PO RRIT MË SHUMË PAGAT PËR PROFESIONET ELEMENTARE, NË VEND NUMËRO ATA ME ARSIM TË LARTË