Një 36 – vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet britanike, pas dyshimeve se po përgatiste akte terroriste.
E përditshmja britanike “DailyMail“ shkruan se i ndaluari, emri i të cilit momentalisht nuk bëhet i ditur, u ndalua nga agjentët e Antiterrorit sapo zbriti në Aeroportin Heathrow të Londrës. Aktualisht, mësohet se 36 – vjeçari po mbahet në stacionin e policisë, në perëndim të kryeqytetit britanik.