Po kthehej nga Ibiza, sekseri i furnitorëve shqiptarë të drogës arrestohet në aeroport

Një 25-vjeçar italian i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar në aeroportin e Malpensa-s, kur sapo kishte mbërritur me avion pas një udhëtim në Ibiza, në Spanjë. Masa e ndalimit ishte lëshuar për të në kudrin e operacionit “Old Story-Eden”, që kishte në shenjë 33 persona, prej tyre 27 italianë dhe 6 shqiptarë, të gjithë nën hetim për aktivitet kriminal të trafikut të drogës, importim dhe tregim në Milano. Gjatë 30 ditëve të fundit, hetuesit e skuadrës së Milanos kanë bërë përpjekje për ta kapur 25-vjeçarin, që zbuluan se ndodhej në Ibiza. Ai ishte zhdukur që nga 11 prilli. Ishte figurë e spikatur e një grupi kriminal, që shpërndante kokainë dhe marihuanë në sheshet e Bruzzano-s të zonës Comasina si dhe ishte ndërmjetësues me furnitorët shqiptarë. Gjatë kontrolleve, policia kontaktoi me nënën e të arratisrut që njoftoi për kthimin e të birit në Itali. Dje pasdite, agjentët e skuadrës e kanë pritur në aeroportin e Malpensa-s për t’i njoftuar urdhër-arretsin dhe e kanë dërguar në burg.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërLIROHET ITALIANI QË PLAGOSI SHQIPTARËT: S’I JEPNIN QERA, I VIDHNIN ENERGJI DHE E FYENIN