Një shqiptar, i cili i fshihej drejtësisë prej vitit 2019 duke përdorur tre emra është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër V.D., 30 vjeç, pas arrestimit nga Nottinghamshire Police. Ai përdorte edhe dy identitete të rreme me emrat Samuel Brown dhe Angelo Brunneti.
Shtetasi V.D., kërkohet nga drejtësia shqiptare kanosje dhe përdorim dhune ndaj një punonjësi policie ngjarje e ndodhur më 28/01/2019.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se ky shtetas do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 04/01/2024. Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi Drejtorisë me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit duke u koordinuar me palën angleze.