Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në Kakavijë.
I arrestuari është kapur nga Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Shtetasi L.L, 21 vjeç, banues në Sarandë është prangosur në dalje të kësaj pike doganore, ku pas një kontrolli këtij shtetasi iu gjetën në xhepa një sasi prej 100 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattvia.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.