Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Marjan Arraj, 20 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i këtij shtetasi u bë sespse në lagjen Skenderbeg, Shkoder, duke lëvizur me një motor Lifan pa targa ka tentuar ti vjedhe një çante sportive ku ka pasur 12 kg material skrapi, shtetasit B. R. 46 vjeç, i cili nuk e ka lëshuar çantën dhe është kapur pas motorit, ku shtetasi Marjan Arraj e ka tërhequr disa metra zvarre dhe më pas ia ka lëshuar cantën dhe është larguar me shpejtesi.
Si pasojë shtetasi B. R. ka marrë disa dëmtime të lehta në këmbe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me dhune e mbetur në tentative” parashikuar nga neni 139, 22 të Kodit Penal.