Fatmir Pjetri, i akuzuar si njëri prej anëtarëve të bandës së Babagjyshëve është arrestuar në Holandë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 31 vjeçari nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Me vendim nr Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ata dyshohet se kanë kryer ttë paktën 9 grabitje, 7 prej të cilave të ndodhura në Shqipëri dhe dy në Strugë të Maqedonisë, ku dhe mbeti i vrarë një prej bandës së babagjyshëve. Më 18 dhjetor 2014 policia deklaroi se grabitjet e realizuara nga banda e “Babagjyshëve” ishin shtrirë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.
Ilir Kupa akuzohet se e drejtonte bandën nga burgu. Ndërkaq në kërkim u shpallën shtetasit Fatmir Pjetri, 28 vjeç, Dritan Kola, 36 vjeç, Saimir Kala, 31 vjeç
Ndërsa Artur Tafani, u vra në korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.