Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

Sipas burimeve të Televizionit Klan, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012. Të njëtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara. Pas deklaratës së ish – Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje. Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRISTRUKTURIMI I PD-së, RISTANI DREJTON GRUPIN E PUNËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërITALI, SHQIPTARI HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT TRAGJIK