Një 59-vjeçar nga Rusia, është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit. Ai po tentonte të hynte në vendin tonë, por në kuadër të operacionit të koduar “Moscow”, u bë e mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin në Rusi. Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.Nw njoftimin e policisw informohet se: Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës. I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia. Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscow”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi. Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.

Artikulli paraprakKADASTRA, RAMA PUBLIKON FOTON E E SISTEMIT TË RI DIGJITAL NË PUNË
Artikulli tjetërARRESTOHET SHKODRANI, TRAFIKONTE ARMË ZJARRI