Në vijim të operacionit të datës 26.03.2016, të koduar Porosia, ku  Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër bënë arrestimin  në flagrancë te  tre shtetasve 

dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper,  në vijim të hetimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme,  Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme   bënë kapjen dhe  ndalimin e shtetasit : •       Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër ,  i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale « Vjedhje me armë » dhe Armbajtje pa leje » dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale « Përkrahje e autorit të krimit”. Ndalimi i tij u bë  pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016. Këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë  i’u gjetën dhe  sekuestruan në  cilësinë e provës materiale : . Dylbi Snajperi . Telekomanda •       Karta telefoni •       Dylbi •       Aparat fotografik •       Bateri dhe bateri telefon celular •       Ampermatës •       Usb •       Disa lloje kacavidash •       Disa lloje telefon celulare. •       Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë. •       Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela) Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale  « Trafikimi i armëve dhe i municionit  », «Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit » .

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET EFEKTIVI POLICISË, U KAP ME DROGË
Artikulli tjetërYLBER ZAMA EMËROHET NË KRYE TË DSHP SHKODËR