Bosnjë – Arrestohet nga policia ish-ministri i Brendshëm Ish-ministri i Brendshëm i Bosnjës, Alija Delimustafiç ka përfunduar në prangat e policisë.
Ish-ministri ka qenë truproja i Presidentit të njohur boshnjak të luftës, Alija Izetbegoviç. Arrestimi i tij u bë një operacioni të madh të ndërmarrë nga policia boshnjake mëngjesin e së premtes në Sarajevën Lindore. Bashkë me të u arrestua edhe Jusko Skrijelj. Arrestimet erdhën gjatë kryerjes së rreth 60 bastisjeve në dy etnitete. Operacioni policor ka nisur në bashkëpunim me zyrën e Kroacisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa është përfshirë edhe shërbimi inteligjent boshnjak. Tre persona përfunduan në pranga. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrim. Hetimet po zhvilloheshin prej muajsh.