Një grua ka rënë në pranga të policisë pasi ka tentuar të fusë celularë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku vuante dënimin I biri.
Burmie zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestiuar në flagrancë Liljana Toluli 41 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë. Sipas policisë, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, ajo ka tentuar të fusë në burg për djalin e saj 6 celularë. Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”.