Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në lidhje me sulmin terrorist në metronë e Londrës, ku nga shpërthimi në një vagon mbetën të plagosur 29 persona.

Autoritetet britanike thonë se i riu u arrestua në zonën e portit të Dover sot në mëngjes. Ai u arrestua për akuzat e terrorizmit dhe po mbahet në një stacion policor lokal. Ndërkohë një zyrtar i policisë tha se hetimi vazhdon dhe niveli i kërcënimit mbetet ende i lartë. “Publiku duhet të mbetet vigjilent pasi stafi, zyrtarët dhe partnerët tanë vazhdojnë të punojnë në këtë hetim kompleks”, ka deklaruar zytari i lartë i policisë.

Policia ka deklaruar gjithashtu se për arsye të forta hetimore ne nuk do të jepen më shumë hollësi për njeriun që është arrestuar si i dyshuar për këtë sulm. Ndërkaq, përgjegjësinë për sulmin në metronë e Londrës e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Artikulli paraprakSHEMBJA E SHTËPISË SË PREK CALIT RAMA-PD: BOSH SE BOSH JU MBETI KOKA
Artikulli tjetërMINISTRI XHAFAJ FIRMOS URDHRIN PËR NISJEN E PROCESIT TË VETTINGUT