Arrestohet një nga bashkëpunëtorët e trafikut të 710 kg drogë

Arrestohet njëri nga bashkëpunëtorët e transportit të 710 kg lëndë narkotike e cila u sekuestruar më 16 qershor në fshatin Dukat të Vlorës. I arrestuari në vijim të operacionit antidrogë “Weekends” është Dashamir Tola, 35 vjeç, banues në Durrës. Droga u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, tashmë i arrestuar. Dashamir Tola është vëllai i Bardhyl Toles “Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i’a ka kaluar furgonin në fjalë shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit” Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje. Gjithashtu, në një operacion tjetër janë sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast.

Artikulli paraprakKOKAINË MES ORIZIT, ARRESTOHET LEZHJANI
Artikulli tjetërKAPET ME 23 KG KOKAINË, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR