Eshtë arrestuar një person në Mat i cili rezulton i dënuar nga një gjykatë me vendim të formës së prerë për kultivim kanabisi.
Në prangat e policisë pas informacioneve të qytetarëve pas publikimit të listës së shumë të kërkuarve të kësaj zone, ka rënë 43 vjeçari Alban Gjergji.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.
Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim :
Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.