Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit Valentin Cara i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit.

Fidanët e dyshuar narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkojë vijojnë kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Artikulli paraprakFESTA E FITER BAJRAMIT NË LEZHË
Artikulli tjetërLUTJET E BESIMTARËVE PËR FITER BAJRAMIN