Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Mylazim Pllumbaj, 32 vjeç, banues ne Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi : Ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ditën e djeshme, në afërsi të një lokali në Malësi të Madhe
. Mënjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, ku kanë bërë kapjen dhe arrstimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit automatik model 56, së bashku me krehërin e fishekëve. Në vëndngjarje grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 (tre) gëzhoja. Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në në një lokal të marrë me qera nga ky shtetas është gjetur dhe një kompjutër “Apeks”, lojra fati , i cili u sekuetruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtjës pa leje të armëve e municioneve lufatarake” , “Prishje të qetësisë publike”, si dhe “Organizim të paligjëshem të lorjave të fatit ”, parashikuar nga nenet 278/2, 274 dhe 197 të Kodit Penal.