Arrestohet një tjetër tunizian mbi sulmin e Berlinit: Shkaku? Numri i celularit

Prokurorët gjermanë thonë se kanë arrestuar një shtetas tunizian që mendohet se mund të jetë i përfshirë në sulmin me kamion të javës së kaluar në një treg të Krishtlindjesh në Berlin. Prokurorët federalë thanë të mërkurën se një 40-vjeçar është arrestuar gjatë bastisjes së shtëpisë dhe biznesit të tij. Ata thanë se gjetën numrin e tij të celularit në telefonin e Anis Amri, një refugjat tunizian që drejtoi kamion drejt një tregu të mbushur plot me njerëz në Berlin më 19 dhjetor Hetimet e mëtejshme tregojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë në sulm, shkruan “The Independent”. Dymbëdhjetë persona humbën jetën në këtë sulm tragjik. Prokurorët kanë kohë deri të enjten në mbrëmje për të përcaktuar nëse do të kërkojnë një urdhër arresti formal, kundër personit të sapo arrestuar. Kjo do t’i lejojë ata ta mbajnë në paraburgim në pritje të akuzave të mundshme.

Artikulli paraprakBLETA E ARTË 2016, RAMA: 1 MLD € INVESTIME NË 3 VITET E ARDHSHME
Artikulli tjetërZJARR NË ZGARË, BANORËT RREZIKOHEN TË ASFIKSOHEN