Pas 8 muajsh në kërkim është arrestuar pronari i një fabrike që prodhonte pije alkoolike dhe produkte te tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme.

Xhevat Kasemi, 53 vjeç pronari i fabrikës “Briland” ku falsifikoheshin produktet ishte në kërkim nga muaji shtator i vitit 2017, ndërsa sot është arrestuar në banesën e tij.

Ky i fundit, sipas policisë rezulton, i proceduar dhe i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Asokohe, në shtator kur u zhvillua operacioni u arrestuan 8 persona, punëtorë në firmën e Kasemit, por pesë nga të ndaluarit janë inspektorë të Autoritetit Kombëtar te Ushqimit.

Punonjësit e AKU-së u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland”, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në shkelje te plote te ligjit.

Artikulli paraprakTASK FORCA VENDORE KUNDËR KANABISIT
Artikulli tjetërARRESTOHET MASHTRUESJA E VIZAVE AMERIKANE