Një 38-vjecar nga Velipoja është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi me inicialet M.R . 38-vjec pasi është dënuar nga drejtësia Italiane me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese”

.Në komunikatën zyrtare Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën të ditur se Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative,

kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: M. R. 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. Ky shtetas është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Firenze/Itali me datë 13.03.2019 , e ka denuar me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Policia e Shkodrës bën të ditur se po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Artikulli paraprakSHKODËR, PRANGOSEN 2 SHTETAS, IU GJETËN ARMË
Artikulli tjetërI NXEHTI, 30 VIZITA NË DITË NË POLIKLINIKËN E SHKODRËS