Tiranë – Arrestohet i dënuari me 12 vite burg për mashtrim
Një shtetas i dënuar me 12 vite burg është arrestuar nga policia në Tiranë. Në pranga përfundoi Martin Moli, 57 vjeç, i cili është shpallur fajtor për mashtrim me pasoja të rënda. “Shtetasi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim, pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 06.06.2016, e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me pasojë të rëndë””, sqaron policia. Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.