Policia ka arrestuar personin e 5 në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzë. Mësohet së në Kavajë është arrestuar një anëtar i familjes Hajri, i cili akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Më herët gjatë operacionit të policisë u arrestuan:
Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;
Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak
Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë
Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak

Makina me të cilin u mor peng 49 vjecari Jan Prenga mesditën e 17 janarit figuron se i përket një këngëtareje tallavaje me inicialet D.T. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina figuron se i ishte vjedhur këngëtares. Pas rrëmbimit makina u gjet e djegur ndërsa sot, 11 ditë më pas policia njoftoi se 49 vjecari kishte humbur jetën pas të rrahurave teksa po transportohej drejt resortit ku do te mbahej peng.

Mësohet se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e pajetë 49 vjeçarit, dhe forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

“Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H. Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng. Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.” informoi policia sot.

 

Prej 17 janarit policia ishte vënë në kërkim të 49 vjeçarit dhe Të hënën, RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan kontrolle në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës. Urdhrat e kontrollit dhe urdhra ndalimi për disa shtetas ishin nxjerrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur “si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.”

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Gjate operacionit janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh. Gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

 

Operacioni i koduar “Resorti” u krye nga nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Zbardhja e ngjarjes u bë pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME NJË FURGON, 3 TË PLAGOSUR, MES TYRE NJË POLIC
Artikulli tjetërRUÇI DHE BALLA: KE JEP NË MARS DRITËN JESHILE PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT