Pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal që merrej me gjobëvënie është arrestuar në kuadër të operacionit “Përsëritësit”.
U ndalua shtetasi Valter Ukcamaj, 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
“Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës” informon policia e Tiranës.
Gjobevenia e presidentit te klubit
Ukmacaj eshte arrestuar si bashkepunetor ne grup me Edmond Gecaj dhe Ilson Beqiraj. Ne komunikaten e arrestimit te Gecaj dhe Beqirajt, me 2 gusht 2019 thuhej se këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro. 30-vjeçari Gecaj njihej si person me precedent penal, i cili ka kanosur Presidentin klubit të futbollit të Korabit Fehmi Mziu në 10 mars 2016, për një çështje borxhi 20 mije euro.
Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.
Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.