Një person me shtetësi polake është ndaluar nga policia kufitare në Kakavjë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptare.

Burime nga policia thanë, se polaku u paraqit në kufi me qëllimin për të udhëtuar drejt Greqisë, dhe u prezantua me një kartë identitet të falsifikuar me emrin greke, Dimitris K. nga Athina.

Dyshohet se polaku është vrasës me pagesë dhe në Shqipëri ka hyrë ilegalisht.

Forcat policore shqiptare kanë ngritur dyshime për autenticitetin e kartës së identitetit dhe kanë hulumtuar më tej.

Rezultoi se ai ishte polak, dhe se karta ishte e falsifikuarSipas burimeve konfidenciale, 38-vjeçari një vit më parë ka vrarë në Athinë shqiptarin, Mihal Kapurani.

Artikulli paraprakSHUHET NË MOSHË TË RE AKTORI I NJOHUR
Artikulli tjetër8 NË PRANGA PËR DHUNËN NË PROTESTËN E OPOZITËS, POLICIA: ORGANIZATORËT TË DISTANCOHEN NGA PERSONAT ME PRECEDENTË