Arrestohet postieri i protitutave dhe kokainës në lokalet e natës. Policia e Durrësit informoi sot për finalizimin e operacionit të koduar “Postieri” Pas një hetimi 6 mujor me metoda të specializuara policia informoi sot për arrestimin e Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës.

“Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

” Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• një automjet tip Toyota Yaris;

• 2 telefona celularë.

Psatha njihet si person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNUK HABIT KOSOVA, HUMB 2-0 ME UKRAINËN
Artikulli tjetërNJË AUTOMJET GODET NJË TURMË NJERËZISH NË LONDËR