Një pronar i një subjekti që vijonte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, u arrestua nga Policia e Shtetit.
Policia e Durrësit thotë se u procedua penalisht R.L , banues në Durrës, pronar i një subjekti, për veprat penale ” Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu u sekuestruanë cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi chipsash dhe një valixhe pokeri.
“Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme , duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, thuhet në një njoftim të Policisë së Durrësit.